OPTA NGEL BAYERN NE KLASEN E UCL

Sport

Pavarësisht serisë së fitoreve të Bayern, superkompjuteri i Opta-s nuk e sheh ekipin e Mynihut si favorit kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve.

Bayern ka realizuar startin më të mirë të një sezoni në historinë e pesë kampionateve më të mëdhenj të Europës, duke e zgjeruar edhe më tej rekordin kundër kampionëve në fuqi të Champions League, pavarësisht se luajti me 10 lojtarë për 45 minuta.

Skuadra e Mynihut aktualisht kryeson si Bundesligën, ashtu edhe Ligën e Kampionëve dhe ndodhet në një formë pothuajse frikësuese. Megjithatë, superkompjuteri i Opta-s e rendit një skuadër tjetër evropiane dukshëm përpara kampionëve të Gjermanisë.

Sipas inteligjencës artificiale, Bayern Munich ka 14 për qind shanse për të fituar Champions League, ndërsa kompjuteri parashikon 24 për qind mundësi që Arsenal të fitojë trofeun. Ndërsa kampionët në fuqi të PSG janë vetëm e skuadra e 5 me 10%, pas Man City me 13% dhe Liverpool, 12% të mundësive.