José Luis Mendilibar, trajneri i Olympiacos
“Po e shijojmë vërtet momentin. Champions League është gara më e madhe futbollistike në Europë, por po e përballojmë normalisht përgatitjen e ndeshjes. Ndërsa mezi presim të zbresim në fushë për të shkelmuar topin e parë dhe për të ndezur betejën sportive. Nuk ka shumë ndryshim në mënyrën se si përgatitemi për ndeshjen, krahasuar me ndeshjet e kampionatit. Duam të kemi një mentalitet fitues. Duam të tregojmë se duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Në këtë kompeticion madhor ka ekipe teorikisht të pamposhtura, por duam të jemi sa më të përgatitur dhe të japim më të mirën tonë. Pafosi imponon respekt. Ata kanë treguar se janë shumë konkurrues. Janë kualifikuar dhe kjo tregon se meritojnë të jenë këtu. Nuk kanë emra të mëdhenj, por janë gjithmonë të fokusuar, konkurrues dhe ne i respektojmë si të gjithë kundërshtarët tanë”.
Alexandros Paschalakis, portieri i Olympiacos:
“Duhet të vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri, të njëjtën disiplinë konkurruese dhe të vazhdojmë të tregojmë se jemi gjithnjë e më të mirë me çdo ndeshje. Patjetër qëllimi kryesor është që të kalojmë në fazën tjetër. Ky është objektivi që i kemi vendosur vetes, edhe pse mund të duket i vështirë. Por ja për këtë kemi punuar fort. Ne kemi bërë një përgatitje të plotë dhe do të jemi të lumtur nëse kalojmë në fazën tjetër”.
Juan Carlos Carcedo, trajneri i Pafos:
“Ëndrra po bëhet realitet; ne jemi këtu dhe gati për të nisur fazën e Ligës së Champions League. E kemi pritur këtë moment për një kohë të gjatë dhe do të përpiqemi të tregojmë sesa të gatshëm jemi. Të gjithë lojtarët dhe ne stafi, jemi të emocionuar. Është e rëndësishme që Pafos të luajë lojën e vet; nuk duhet të kemi frikë. Duhet të konkurrojmë me kokën lart, të luajmë futboll të mirë dhe të luftojmë për çdo top. Është ndeshja jonë e parë, por pse të mos e fitojmë? Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë në një stadium si ai Olimpiakosit. Mirëpo, për ne nuk ka asgjë të pamundur, gjë që e treguam edhe duke u kualifikuar në këtë fazë të kompeticionit, edhe pse askush nuk e kishte menduar se do të mbërrinim deri në këtë pikë. Unë nga natyra jam optimist dhe këtë ua përcjell edhe lojtarëve të mi, në çdo ndeshje, qoftë për kampionat, ashtu edhe tani për Champions League”.
Felipe, sulmuesi i krahut i Pafos:
“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Karaiskaqis për të luajtur kundër ish-ekipit tim në sezonin 2019-21, Olimpiakosit. Jemi gati për këtë. Ka qenë ëndrra ime të luaj ndeshje të tilla. Mund të them se kemi ardhur këtu për një rezultat pozitiv dhe për t’i bërë tifozët tanë të lumtur. Do të japim gjithcka nga vetja për ta realizuar këtë objektiv që kemi. Çdo gjë është e mundur, nëse do të luajmë të bashkuar, duke luftuar e ndihmuar njëri-tjetrin në çdo situatë të lojës”.