Olivier Giroud jep dorëheqjen nga Franca

Sport

Olivier Giroud ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja Franceze e Futbollit. Pas eliminimit të “gjelave” nga kampionati Europian, atje ku nuk shkuan dot më shumë se faza gjysmëfinale dhe u nxorën jashtë nga Spanja, Giroud ka njoftuar publikisht se ka ardhur momenti për t’i thënë lamtumirë edhe ekipit kombëtar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi ka dekluaruar se tashmë ka vendosur t’i përkushtohet më tepër familjes së tij dhe kërkon të mos ketë të tjera angazhime maksimale, duke qenë se do të largohet edhe nga Europa, për faktin se do të luajë në kampionatin amerikan.

“Kur vendos të shkosh dhe të luash në Amerikë, atëherë duhet të jesh në gjendje edhe për të kaluar më tepër kohë me familjen. Jeta jonë rrjedh me ritme shumë të shpejta, kështu që koha për të kaluar me personat më të afërt, është shumë e rezervuar. Sezoni është i ngjeshur me shumë ndeshje dhe për mua, diçka e tillë është mjaft e komplikuar. Më duhet t’ju tregoj të vërtetën, ndeshja ndaj Spanjës, ishte e fundit për mua me ekipin kombëtar”, ka thënë Giroud.

Debutimi i Giroud me gjelat ndodhi në vitin 2011, e prej atëherë, ai ka regjistruar 137 prezenca me ekipin kombëtar dhe duhet nënvizuar me të zezë, se gjurmët që 37 vjeçari ka lënë në përfaqësuesen janë mbreslënëse. Me 57 gola të shënuar, Olivier Giroud është golashënuesi më i mirë i historisë së Francës, duke lënë pas emra legjendarë, si Mishel Platini, Tieri Henry, apo edhe të tjerë.

Ky rrugëtim 13 vjeçar i Giroud, kulmin e tij e pati në 2018-tën, teksa në Rusi, Franca arriti të fitonte edhe Kupën e Botës.