“Jemi këtu për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë. E dimë mirë se ç’duhet të bëjmë në fushën e lojës dhe do japim maksimumin për të arritur qëllimin tonë. I kemi marrë masat dhe do përpiqemi të jemi të dobishëm në disa aspekte, të cilat i kemi menduar si të rëndësishme.
Napoli është një skuadër që ushtron pressing shumë lart. Madje, mund të them që ky është një element që bëri diferencën edhe në ndeshjen e parë, sepse ne nuk u treguam aq të shpejtë në qarkullimin e topit, apo në menaxhimin e situatave të ndryshme. E kemi parë ritransmetim atë ndeshje dhe deri në minutën e 60-të, Napoli kishte kontrollin më të madh të lojës. Për këtë arsye, më e shumta e gabimeve tona, ndodhën për shkak të presionit të tyre të lartë. Të njëjtën gjë, ata e bënë edhe ndaj Atalantës në Serie A, duke shënuar si pasojë e kohës që i vodhën kundërshtarit. Gjithësesi, këto janë gjëra që ndodhin kur luan në nivele kaq të larta.
Kemi ardhur këtu të vendosur dhe do përpiqemi të mos bëjmë gabimet e ndeshjes së parë. Kemi besim se mund të zhvillojmë një ndeshje të nivelit të kënaqshëm. Shpresojmë që në fund, rezultati të anojë në krahun tonë.”