Oliver Glasner, trajneri i E.Frankfurt:

Sport

“Është një kënaqësi të luash mes më të mirëve të Europës. Jemi krenarë që kemi mbërritur këtu, por nuk mund të ndalemi me kaq. Përpara nesh, është një ndeshje e jashtëzakonshme, por objektivi nuk ndryshon: ‘Duam të ecim përpara!’. Të dyja skuadrat vijnë në një formë të mirë dhe kanë një grup lojtarësh të konsoliduar. Pres një stadium të mbushur plot, një atmosferë elektrizuese dhe të skuadra që kërkojnë të japin maksimumin. Napoli ka një ekip të mrekullueshëm. Të gjithë flasin për sulmin e tyre, por nëse kërkon t’i ndalësh, nuk duhet të merresh vetëm me sulmin. Ata kanë një balancë të admirueshme mes reparteve. Luajnë në një intensitet mjaft të lartë. Shfaqen agresivë kur nuk e kanë topin në zotërim dhe ushtrojnë presion gjatë gjithë kohës. Po të shohësh me kujdes, ata kanë pësuar shumë pak dhe mendoj se ky është një element i rëndësishëm i suksesit të tyre. Në fazën e grupeve kanë dhuruar performanca të mira, por në takimet me eleminim direkt, gjërat janë më ndryshe. Ne kemi një skuadër shumë të shpejtë dhe mjaft cinike në zonën kundërshtare. Mendoj se lojtarët e mi kanë mjaftueshëm eksperiencë për një përballje të këtij niveli, pavarësisht skuadrës që kemi përballë. Personalisht, jam entuziast për ta shijuar këtë ndeshje.”