Ole Gunnar Solskjaer drejt rikthimit në pankinë

Sport

Ole Gunnar Solskjaer drejt rikthimit në pankinë. Kanë kaluar thuajse një vit tashmë që ish-trajneri I Manchester United nuk ka qenë në krye të detyrës, por diçka e tillë mund të mos vonojë edhe shumë.

Sikurse raportojnë mediat britanike, gjatë kësaj kohe që nuk ka qenë I angazhuar, Solskjaer është rikthyer në vendin e tij të lindjes dhe ka ditur si ta shpenzojë kohën.

Sipas informaciojëve që vijnë nga ishulli, norvegjezi I ka parë ritransmetim të gjitha ndeshjet që ka drejtuar Manchester United dhe ato janë plot 166. 49 vjeçari ka dashur të mësojë nga gabimet e tij dhe të përmirësohet sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që të mos shkelë sërish në të njëjtat gjurmë kur të marrë drejtmin e një tjetër skuadre.

Një sezonin 2020-21, Manchester United filloi të jepte rezultate të shkëlqyera në fushën e lojës, duke dalë si nënkampion në Premier League. Jo vetëm kaq, po gjigantët e Anglisë arritën të shkonin deri në finalen e Europa League, pa mundur të triumfonin dot.

Megjithatë, gjërat dukeshin premtuese pas verës që vijoi, duke qenë se skuadrës iu shtuan përforcime si Jadon Sancho, Raphael Varane, apo edhe Cristiano Ronaldo. Me të tilllë emra, United krijoi pritshmëri të mëdha, dhe ata konsideroheshin si një prej ekipeve pretendente për titullin kampion.

Megjithatë, ndodhi ajo që pak kush e priste. Në 12 javët e para të kampionëtit, United pësoi 5 humbje, çka bëri që Ole Gunnar Solskjaer të ndërpriste udhëtimin e tij në “Old Trafford”.

Në intervistën e fundit të dhënë me Manchester United, Solskjaer u shpreh se nuk ka asnjë dyshim në aftësitë e tij për të qenë një trajner I suksesshëm dhe se ai do rikthehej sërish një ditë. Mesa duket, ajo ditë, nuk pritet të jetë shumë e largët.