Ofertë “faraonike” për Mourinho-n

Sport

Jose Mourinho mund të mbulohet me flori. Në trendin e transferimeve në Arabinë Saudite ku gjithcka ka kulmuar me kalimin e Cristiano Ronaldos tek Al Nassr, vjen një tjetër lajm në lidhje me një tjetër arratisje te bujshme drejt tokës arabe, që dalëngadalë po kthehet edhe në „Mekën“ e futbollit miliarder. Së fundmi sipas mediave italiane, trajneri aktual i Romës ka marrë një ofertë “faraonike” prej 60 milion eurosh në sezon dhe një kontratë 2 vjecare, pra 120 milion euro gjithsej për të qënë trajneri i ardhshëm në Arabi, madje shifra mund  të marrë permasa edhe më të mëdha duke qënë që nuk është një klub që e kërkon, por dy. Al Hilali që është gati ti jape Messit 400 mln euro në sezon dhe Al Nassr klubi i Cristiano Ronaldos që më sa duket dëshiron të ribashkojë dyshen luzitane te Realit të Madridit në periudhën 2010-2013.

Oferta nëse konfirmohet është gati e pa rezistueshme edhe pse duhet kuptuar nëse portugezi është i gatshëm të largohet nga epiqendra e futbollit botëror që është Europa dhe të shkojë të përqafojë milionat e sheikëve saudit.

Marrdhënia me drejtuesit e Romës nuk është më e përsosur dhe deklaratat e fundit të Mourinhos nuk kane dhene siguri për qëndrimin në kryeqytetin italian, edhe pse sipas kontratës duhet të jetë ai trajneri i Romës deri në vitin 2024.

Dëshira për të drejtuar nje perfaqësuese ekziszon, por tashmë që vendet tek Portugalia e Belgjika janë zënë nuk perjashtohet që Mourinho të pranojë 120 milion euro-t dhe të shkojë ti ofroj njohuritë e tij në lindjen e mesme.  Fjalët e Cristiano Ronaldos i cili tha se per 5 vite liga arabe do të konkurojë Europen nuk tingëllojnë më aq qesharake si në fillim.