Tenistja e njohur Serena Williams ka treguar më parë se është Dëshmitare e Jehovait, që kur e ëma ndërroi besimin në vitin 1980. Të shtunën, teksa jepte një konferencë për shtyp, ajo ka rrëfyer se nuk do t`ia festojë ditëlindjen së bijës, e cila mbush 1 vjeç në shtator.“Olimpia nuk do ta festojë ditëlindjen. Ne jemi Dëshmitarë të Jehovait, nuk e bëjmë këtë gjë”, -është shprehur tenistja.
Sipas Dëshmitarëve të Jehovait, festat si ditëlindjet, Krishtlindjet apo pashkët kanë origjinë pagane, prandaj nuk i festojnë. Në intervista të mëparshme, Serena është shprehur se edhe pse nuk e ka praktikuar, ajo i përket këtij besimi dhe i është falenderuese Jehovait për çdo arritje të saj.