Nuk mjaftohet me Lukakun, Roma kërkon lojtarin e Juventusit

Sport

Pas Romelu Lukakut, Roma po përgatitet për një tjetër transferim. Klubi italian, kan isur të përgatisë terrenin që operacioni i radhës të kryhet brenda Italisë. Sikurse raportojnë mediat përtej detit, fjala është për Filip Kostië.

Mesa duket, aventura e serbit, mund të zgjasë vetëm një sezon në radhët e Juventusit. Në verën e kaluar, ai u bë pjesë e Zonjës së Vjetër për rreth 13 milionë euro, shërbimet e të cilit u siguruan nga Frankfurti.

Megjithatë, anësori i majtë mund të jetë duke paketuar valixhet nga Allianz Stadium, ndonëse statistikat i ka në favor të tij. Në total, ballkanasi ka zbritur 54 herë në fushën e lojës me Juventusin, ka shënuar 3 gola, e ka dhuruar 11 asiste për shokët e skuadrës.

Duke marrë parasysh që më të shumtën e herëve ka luajtur në mesfushë, të dhënat padyshim që mund të konsiderohen mjaft pozitive për të. Mirëpo, kjo nuk mjafton që lojtari në fjalë të mbetet pjesë e planeve të trajnerit Massimiliano Allegri, i cili ka të tjera ide.

Në kushte të tilla, Juventusi është gati të dëgjojë ofertat për 30 vjeçarin dhe Roma është gati të trokasë. Kontrata e Kostië me Zonjën e Vjetër është e vlefshme edhe për 3 sezone të tjera, kurse vlera e kartonit të tij në tregun e merkatos cilësohet 22 milionë euro.

Megjithatë, mbetet për t’u mësuar se cili do të jetë propozimi i parë i Romës në drejtim të Juventusit në lidhje me këtë temë, teksa Juventusi e ëmon lojtarin rreth 15 milionë euro. Nuk përjashtohet mundësia që kryeqytetasit e Italisë të kërkojnë huazim për një sezon të futbollistit, dhe më pas, në verën e ardhshme të kenë mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të tij.

Duke qenë se jemi në ëastet e fundit të merkatos, brenda një kohe të shkurtër, mbi këtë temë, pritet të ketë mjaft të dhëna interesante.