“Nuk mendoj se jemi favoritë” – trajneri habit me deklaratën e tij!

Sport

Roberto De Zerbi, trajneri i Shakhtar Donetsk:
“Nuk mendoj se jemi favoritë. Në Itali, kur trajnerët thonë diçka të tillë, zakonisht do të thotë e kundërta. Personalisht, nuk shoh favoritë. E kuptoj pse njerëzit presin vërtet shumë nga Shakhtari, por përballë kemi një kundërshtar që ka cilësi të mëdha. Luajmë ndaj një skuadre që kërkon të organizojë sulmet me lojë të bukur dhe që di të të vërë në presion. Është e vërtetë që një pjesë e mirë e golavë të tyre në sezonin e kaluar kanë ardhur nga goditjet standarte. Ata janë shumë të fortë në këtë pikë dhe ne jemi përgatitur në stërvitje për skenarë të ndryshëm. Për mua është sigurisht një eksperiencë e re. Të drejtosh një skuadër si Shakhtari në një kompeticion të tillë nuk është aspak një mision i lehtë, por drejtuesit e klubit dhe djemtë e ekipit ma kanë bërë shumë të lehtë. Tani na pret një sfidë shumë e fortë. Kemi një shans të madh për të luajtur mes më të mirëve të Europës dhe mendoj se ky është një objektiv i mjaftueshëm për të na nxitur që të japim më të mirën tonë. Fusha do ta tregojë nëse e meritojmë të shkojmë në fazën e grupeve.”

Lassina Traore, sulmues i Shakhtar Donetsk:
“Te Monaco është e vështirë të veçosh ndonjë individ. Ata janë një skuadër shumë e përgatitur, luajnë si grup, pa patur nevojë të kenë emra të veçantë dhe kjo na e bën akoma më të vështirë. Është e vërtetë që Ben Yedder përmend si kërcënimi kryesor për ne, sepse ka eksperiencë të mjaftueshme në të tilla nivele, por mendoj se duhet të tregohemi të kujdesshëm në çdo cep të fushës. Duam që të kemi një sezon të gjatë në këtë kompeticion dhe jemi të gatshëm të bëjmë maksimumin në fushë për të arritur objektivin tonë. Puna me trajnerin po e rrit shumë skuadrën, sepse të gjithë mësojnë diçka të re. Duke parë përgatitjet që kemi bërë për këtë ndeshje, kupton se do të provojmë të gjitha shanset tona.”