“Mendoj se në Champions League mund të fitojmë për dy arsye. Së pari, është kualiteti I skuadrës që kam në dispozivcion. Së dyti, është futbolli në përgjithësi. E them këtë, pasi në futboll gjithmonë e ke një mundësi në ndeshjen e ardhshme. Ndaj Leipzig kemi ardhur vetëm në gjysmë të rrugës, kemi edhe një ndeshje për të luajtur, megjithatë më duhet të them se ata janë një skuadër e shkëlqyer dhe po ashtu me një trajner mjaft të mirë. Nuk kam asnjë dyshim se do zbresim në fushën e lojës për të dhënë maksimumin. Vijmë nga një moment jo I mirë në kampionat, ndryshe nga Leipzig, të cilët kanë marrë vetëm fitore në takimet e fundit. Megjithatë, mendoj se kjo ecuri nuk do ketë asnjë ndikim këtë mbrëmje. Kombëtarja gjermane? Them që “JO”, s’ka për të ndodhur ndonjëherë, as këtë verë, por as më vonë. Tifozët? E kam thënë gjithmonë se pa ta në stadium, futbolli nuk do ishte sporti që të gjithë dashurojmë. Na kanë munguar shumë tifozët, pasi ne krijojmë një nga atmosferat më të bukura në botë. Këtë nuk e them për të justifikuar rezultatet e ndeshjeve të fundit, por në momente të vështira sigurisht që kjo të ndihmon. Po e pres me padurim ditën kur dyert e stadiumeve të happen sërish”.