Nuk ka paqe për Mourinhon, rrezikon të…

Sport

jose2
Nuk kanë fund shqetësimet e këtij sezoni për Jose Mourinhon. Trajneri portugez i Manchester United-it, thuhet se ka nisur një hetim të brendshëm për të mësuar se si ndodhi që formacioni i tij kundër Chelsea-it, u mor vesht përpara fillimit të takimit. Daily Mail e raportoi këtë lajm teksa ka theksuar se Mourinho nuk e ka përtypur aspak kur ka mësuar se 11-shja e tij ishte postuar në rrjetet sociale. Rrjedhja e formacionit është hera e dytë që ndodh për këtë sezon dhe kjo e ka shtyrë portugezin të kërkojë një hetim të hapur për këtë pjesë. Ndërkohë gazeta Express e vendosi vëmendjen te gjesti i 55-vjeçarit në fund të ndeshjes me Chelsea-in.

mrhh unit

Pas barazimit, asistenti i Maurizio Sarrit festoi qëllimisht përballë tij në stolin e United-it, cka solli dhe hakërrimin e portugezit dhe krijimin e një gjendje të tensionuar. Edhe pse të dyja palët kërkuan ndjesë pas ndeshjes, sipas gazetës Express, Mourinho mund të vuajë pezullim, pasi incidenti është përfshirë në raportin final të arbitrit Mike Dean. Kështu pas fjalëve ofenduese të përfunduara në një çështje të mëparshme për ndeshjen me Newcastle-in, Mourinho vuan një tjetër rast ku mund të dënohet. Ngushëllimi i vetëm për 55-vjecarin është se autori i dy golave Anthony Martial, mohoi publikisht të kishte pasur probleme në marrëdhëniet me trajnerin portugez. Kështu qetësohet një tjetër situatë mjaft e sulmuar nga shtypi, por a do të ketë paqe për Mou’-n?! Për këtë më së shumti kërkohen rezultatet.