Nuk ka më vend për dyshime, ja sa do mungojë Romelu Lukaku

Sport

Tashmë nuk ka më vend për dyshime. Dëmtimi I Romelu Lukakut është serioz dhe sulmuesi do mungojë një muaj. Tërheqja muskulore e pësuar në stërvitjen e fundjavës, ka rezultuar e rëndë për 29 vjeçarin. Nisur nga raportimet e mediave përtej Adriatikut, belgu do rikthehet në fushën e lojës në muajin tetor, pas pauzës së kombëtareve.

Shtatlarti do kthehet vetëm 3 ditë përpara ndeshjes ndaj Romës në kampionat në 2 tetor, ndërsa vetëm 2 ditë më pas, në Giuseppe Meazza, Interi do luajë përballjen me Barcelonën në Champions League.

Mungesa e Lukakut është një hendek I madh tek Interi dhe tashmë është momenti që Edin Dzeko, së bashku me Joaquin Correan të bashkëpunojnë me Lautaro Martinez në repartin e sulmit, të cilët do të japing kontributin e tyre përgjatë kësaj kohe.

Në total, Lukaku do mungojë 6 ndeshje përgjatë kësaj periudhe, 4 prej të cilave janë në kampionat, ndaj Cremoneses, Milanit, Torinos dhe Udineses dhe 2 në Champions League, ndaj Bayern Munich dhe Viktoria Plzen. Mungesa e 29 vjeçarit mund të ndihet shumë në derbin ndaj Milanit dhe në sfidën e parë hapëse të Championsit në shtëpi, ndaj gjermanëve bavarezë.

Megjithatë, Lukaku nuk ka kohë për të humbur dhe ka nisur menjëherë nga procesi I rikuperimit. Në 3 takimet e para të sezonit të ri, sulmuesi arriti të shënontë një gol dhe po ashtu të dhuronte një assist për shokët e skuadrës.