Nëse momenti i largimit do të vijë, do të jetë me parametër zero. Kështu parashikohet ndarja e Lionel Messit me Barcelonën dhe lajmin e ka dhënë Mundo Deportivo, që thekson se situata do jetë e ngjashme me Xavi Hernandez apo me Andres Iniesta. Sipas gazetës në fjalë katalanasit po mundohen t’i ofrojnë argjentinasit ripërtëritje tjetër të kontratës duke ia zgjatur atë me 1 ose 2 vite të tjera. Aktualisht Leo është i lidhur me Barçën deri në vitin 2021 me një klauzolë prej 700 milionë eurosh. Drejtuesit e klubit duan që ai të luajë në Camp Nou së paku deri në vitin 2023. Sidoqoftë sipas Mundo Deportivos gjasat janë që kjo ripërtëritje të mos vijë.
Gazeta shkruan gjithashtu se nëse gjërat nuk ndryshojnë nga kontrata ekzistuese, Messi mund të lëvizë me parametër zero në qershorin e vitit 2020, kjo pasi në të sanksionohet një klauzolë e ngjashme me atë që kishte Xavi Hernandez dhe së fundmi Andres Iniesta, të cilët mundën të largoheshin nga Barça mjafton që të mos luanin me asnjë skuadër që mund të ndeshej me katalanasit. Nga ky lajm i përcjellë eskluzivisiht, Mundo Deportivo nënvizon faktin se Messi dëshiron ta mbyllë karrierën me Neëell’s Old Boys, skuadrën nga Rosario me të cilën luajti kur ishte i vogël dhe në 2020 ai do jetë mjaftueshëm i ri sa ta provojë këtë gjë, pasi do jetë 33-vjec.