Notat e Serisë A renditin futbollistin shqiptar ndër më të dobëtit!

Sport

seris a
Frederc Veseli, ndër lojtarët më pak të vlerësuar në javët e deritanishme të Serisë A. Faqja italiane “Tuttomercatoëeb” ka bërë një përllogaritje të vlerësimit të lojtarëve për çdo ndeshje dhe ka nxjerrë mesataret për secilin. Mes më zhgënjyesve sa i takon vlerësimeve të bëra nga mediat Italian, figuron mbrojtësi shqiptar i Empolit. Lojtari i përfaqësueses kuqezi edhe pse ka qenë një ndër më të aktivizuarit gjatë javëve të fundit në radhët e skuadrës toskane, gjithsesi nuk i ka shpëtuar vlerësimeve jo fort të larta. Kështu, në bazë të llogaritjeve të bëra nga notat që ka marrë prej shtypit në ndeshjet e fundit, ai ka një mesatare 5.6. Cka e bën të jetë në kategorinë e më të dobëtve të Serisë A, të pakën deri tani. Në fakt ngjan se mediat dhe shtypi italian kanë qenë disi të ashpra me Veselin, i cili vërtet mund të mos ketë shkëlqyer, por është shfaqur konstant në paraqitjet e tij.

FredericVeseliEmpoliFCvRenateTIMCupO 4GfaRh6mEl

Teksa për t’u veçuar ka qenë ndeshja me Milanin, ku arriti të neutalizojë me sukses një lotjtar si Suso. Sa i takon më të mirëve, sulmuesi polak i Xhenoas, Kristof Piontek ka një vlerësim mesatar që kap notën 7 dhe qëndron para Zhervinjos së Parmës. Teksa në bazë të paraqitjeve të bëra në javët e fundit, milanistët Suso dhe Higuain janë dy “neë entry” në këtë renditje të vecantë me spanjollin që qendron në pozicionin e tretë. Mirëpo në këtë klasifikim nuk kishte si të mungonte as një shqiptar, si portieri i Lacios, Tomas Strakosha, i cili është vlerësuar me 6.50. Ai është titullar i padiskutueshëm i Lacios dhe vijon të mbetet ndër më të dalluarit në radhët e skuadrës bardhekaltër.