Notari shqiptar në Rio vendos rekord të ri, por eliminohet

Sport

sif4

Një rekord që pasohet nga një eleminim. Bëhët fjalë për Sidni Hoxhën, notarin shqiptar i cili tashmë ndodhet në Brasil.

Ai u rendit i pari në baterinë e tij në 50 metra, stil i lirë, në lojërat olimpike që po zhvillohen në Rio. Notari shqiptar e përfundoi garën me kohën 22 sekonda e 80 të qintat.

Ky është edhe një rekord i ri kombëtar, që është përmirësuar me 7 të qintat. Rekordi i mëpashëm mbahej nga vetë Sidni. Në klasifikimin e përgjithshëm, Hoxha u rendit 41 -ti, duke mos arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, ku marrin pjesë 16 notarë.