Nolito, blerja e pare spanjolle e Guardiolas

Sport

2E7852C300000578 0 image a 21 1447950992394

Manchester City shënon transferimin e radhës. Pas goditjes në merkato me afrimin e Ilkay Gundogan, Pep Guardiola ka siguruar shërbimet e spanjollit Nolito, aq shumë të përfolur për një kalim te Barcelona. Që prej vitit të kaluar 29-vjecari ishte nën radarët e katalanasve, por asnjëherë nuk u bë një lëvizje konkrete ndaj tij, gjë që i ka lënë rrugë të lirë bluve të Manchesterit që të arrijnë lehtësisht dakordësinë me të. Me kërkesë të Guardiolës, City ka marrë shërbimet e Nolitos, shërbime të cilat do t’i kushtojnë klubit anglez 18 milionë euro. 29-vjecari largohet nga Celta Vigo pas 3 sezonesh mbresëlënëse ku shënoi 39 gola në 103 ndeshje të luajtura. Ai ka nënshrkuar një kontratë 4-vjecare, e cila do t’i japë mundësinë jo vetëm të përfitojë shumë nga ana monetare, por edhe nga ana futbollistike, duke qenë se City do të luajë edhe në Champions League sezonin e ardhshëm. Duke folur për mediat Nolito ka vlerësuar faktin se te City do jetë trajner Guardiola, duke thënë se do japë maksimumin që skuadra të arrijë suksese të mëdha. Me transferimin e Nolitos, Guardiola siguron një zgjidhje taktike. Si lojtar i krahut të majtë, ai mund të zhvendosë tërë repartin e mesfushës duke i dhënë edhe më shumë mundësi pushimi lojtarëve si Sterling, apo dhe De Bruyne.