“Të gjithë e dinë se jemi në një situatë të komplikuar. Unë po përpiqem të ndihmoj shokët e skuadrës për t’u mos përqëndruar tek ajo që ndodhi në takimin e parë. Ndihem si një lider i ekipit dhe prandaj përpiqem të bëj më të mirën time si në fushën e lojës, edhe jashtë saj. Në një ndeshje si kjo, është e rëndësishme të luajmë me mentalitetin e duhur. Jemi në nivelet më të larta, por kjo nuk do të thotë se ka gjëra të pamundura. E kemi ëndërruar që fëmijë të luajmë në ‘Champions League’. Tani jemi në fazën me eleminim direkt dhe këtu shkruhet historia. Do të jetë shumë e vështirë, por e di se në futboll, çdo gjë është e mundur. Duhet t’ja kujtojmë vetes këtë gjë dhe të jemi besimplotë të aftësitë tona.”