Njukasëll vs Borussia Dortmund, TS3 HD, 21:00

Sport

Eddie Hoëe (trajner i Neëcastle):

“Ky përballë Dortmundit është një tjetër test i vërtetë, që do të thotë shumë në lidhje me ecurinë tonë në këtë kompeticion. Në fund të fundit, grupi ku gjendemi është i cmendur, me sfidat e tjera kundër Milanit e Parisit që po ashtu do të jenë të vështira dhe të paparashikueshme. Natyrisht që për ne është madhështore të jemi të përfshirë në ndeshje të tilla. Mirëpo që në fillim e kemi thënë se e dimë që ky do të jetë një provim me koeficent të lartë vështirësie për ne. Mendoj se pikërisht kjo është periudha kyce sa i takon synimeve dhe qëllimeve që i kemi vënë vetes në këtë pikë të sezonit, duke parë edhe që tashmë gjendemi në vend të parë të renditjes në grupin tonë. Duhet ta harrojmë rezultatin e ndeshjes me Parisin dhe të përqendrohemi vetëm tek kjo me Dortmundin. Gjermanët janë një skuadër që meriton respekt, prandaj kemi detyrën për ta përballuar gjithcka me seriozitetin dhe përkushtimin e duhur. Përndryshe mund të rrezikojmë shumë”.

 

Sean Longstaff (lojtar i Neëcastle):

“Tani jam duke u përpjekur të shijoj momentin dhe për të përballuar sa më mirë këto ndeshje të mëdha. Për mua, por edhe për të gjithë ne, është një privilegj i madh që kemi një mundësi të tillë. Përjetimi i netëve magjike të futbollit është ajo që duan të gjithë lojtarët. Tani na takon neve të krijojmë një tjetër mbrëmje si ajo me Paris SG. Duam të fitojmë edhe këtë ndeshje, për të vijuar të ëndërrojmë kualifikimin për në fazën tjetër. Gjithsesi jemi të vetëdijshëm se do të jetë mjaft e vështirë, duke pasur parasysh edhe nivelin e kundërshtarëve”

 

Edin Terziç, trajneri i Dortmundit:

“Ndeshja e sotme ka një rëndësi jetike për ne. Duhet të tregohemi mjaft energjikë në fushën e lojës dhe të krijojmë raste të mira shënimi. E dimë se kemi ardhur në një terren të vështirë. Njukasëll është një skuadër që di të të vendosë në vështirësi dhe për këtë mjafton fakti që ata janë kryesuesit e grupit. I kemi ndjekur ndeshjet e tyre përgjatë kohëve të fundit dhe për mënyrën e lojës, meritojnë respekt maksimal. Ata arrijnë të dallojnë momentin për të ndëshkuar kundërshtarin, e po ashtu bëhen mjaft të rrezikshëm edhe me anë të intensitetit që krijojnë përgjatë të gjithë takimit.”

Emre Can, mesfushori i Borussia Dortmund:

“Sonte kemi një mundësi të tregojmë se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Në transfertë nuk kemi performuar gjithmonë në nivelin e duhur, por këtë herë, rezultati pozitiv është një detyrim për ne. Fakti që po bëjmë mirë në kampionat, e ka rritur së tepërmi besimin dhe optimizmin brenda grupit, e për këtë arsye kemi bindjen se mund të dalim me pikë maksimale nga kjo përballje.”