NJUKASELL – BARCELONA, TS2 HD, 21:00

Sport

HANSI – Eddie Hoëe, trajner i Njukasëll:

“”Është një ndeshje historike. Sapo mësuam se do të luanim kundër Barcelonës, patëm një lloj ndjenje magjike. Mendoj se do të jetë një ndeshje fantastike për t’u parë, por padyshim që jemi përqendruar në përgatitjen taktike dhe në sigurimin që të bëjmë një performancë sa më të mirë. Mendoj se shkalla dhe rëndësia e atyre ndeshjeve që zhvilluam në Champions gjatë sezonit 2023-2024, si çdo gjë tjetër në lidhje me një ndeshje të Ligës së Kampionëve, ishin si një leksion për ne. Eshtë ndryshe nga Premier League, përgatitja është ndryshe, ndjenja është ndryshe. Fakti që kemi luajtur në të kaluarën mund të na ndihmojë patjetër përsëri. Me siguri do të jenë ndeshje të vështira, kalendari duket i vështirë për ne dhe mendoj se ndeshjet e para janë vërtet të rëndësishme sepse hedhin themelet dhe përcaktojnë një farë rrugëtimi. Fitorja e arritur në 2023-shin me PSG? Ka gjëra që mund të mësojmë nga ajo ndeshje, por ka edhe gjëra që mund të mësojmë në përgjithësi. Në fund të fundit, nuk ia dolëm të kalonim fazën e grupeve, gjë që ishte një zhgënjim i madh, kështu që mendoj se mund t’i përdorim këto përvoja për këto ndeshje që kemi tani duke nisur nga kjo me Barcelonën. Pres me padurim të shoh se si do të luajmë kundër tyre. Natyrisht, fitorja e së shtunës ka rikthyer shumë besim në grup.”

MOLG – Bruno Guimarães, mesfushor i Njukasëll:

“Më pëlqen të luaj përkrah Sandro Tonalit. Mendoj se e plotësojmë njëri-tjetrin dhe ai gjithashtu kënaqet duke luajtur me mua. Kemi një lidhje të shkëlqyer. Mendoj se kemi një nga mesfushat më të mira në Premier League dhe tani duhet ta provojmë këtë në Ligën e Kampionëve.”Nuk duam t’i kufizojmë ëndrrat tona. Duam ta marrim ndeshjen një nga një dhe të shohim se çfarë ndodh. Jemi shumë të emocionuar dhe shpresojmë të shkojmë sa më larg të jetë e mundur. Sigurisht e dimë që nuk do të jetë e lehtë, mirëpo kemi besim se mund tia dalim mbanë mjaft mirë, nëse japim maksimumin të gjithë në skuadër”.

 

MOLG – Hansi Flick, trajner i Barcelonës:

“Sipas përvojës sime, gjithmonë duhet të japësh gjithçka në çdo ndeshje. E pamë këtë vitin e kaluar. Mësuam nga kjo përvojë dhe duhet të përmirësohemi çdo ditë. Mendoj se të gjithë lojtarët duhet të tregojnë sesa të mirë janë. Përballë Njukasëllit do ta shohim më së miri. Duhet të tregojmë se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Ajo që pamë ndaj Valencias në kampionat ishte shumë pozitive. Po luajmë mirë në çdo aspekt. Është e rëndësishme të luajmë me këtë vetëbesim edhe sonte në “St James Park”. Duhet ta kemi topin dhe të shfrytëzojmë hapësirat. Por nuk do të jetë një ndeshje e lehtë sepse ata janë shumë të fortë. Nuk kam qenë kurrë këtu, por e di që është një nga atmosferat më të mira që krijohen në stadium. Pres një ekip të shkëlqyer, me intensitet dhe vëmendje ndaj topave të dytë. Edi Hou është një trajner i shkëlqyer dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme këtu te Njukasëlli“.

HANS – Christensen mbrojtës i Barcës:

“Jemi në Ligën e Kampionëve dhe ndeshjet do të jenë me ritëm të shpejtë që në fillim. Duhet të jemi gati. Atmosfera do të jetë vendimtare. Mendoj se atmosfera është një nga më të mirat që kam parë ndonjëherë. Çdo sezon në Ligën e Kampionëve është i veçantë. Sezonin e kaluar, pothuajse arritëm në finale, kështu që njerëzit mezi presin të shkojnë atje edje këtë herë. Po punojmë drejt këtij objektivi. Rashford? Unë flas anglisht me të dhe është e lehtë të shkosh mirë me një si ai. Ka sjellë cilësi dhe është integruar mirë në ekip. Po njihet me sistemin e lojës dhe ka provuar të jetë shumë i dobishëm për grupin”.