Njihuni me10 stadiumet më të zhurmshme të këtij sezoni në Champions League

Sport

Teksa në 10 Qershor, Europa përgatitet për të mësuar mbretin e ri të Champions League, mes Manchester Cityt dhe Interit, uebsajti që kujdeset për eksperiencat e tifozëve në stadium, Expedia, ka klasifikuar 10 stadiumet më të zhurshme të sezonit 2022/23 në Champions League.

Një ndeshje e kompeticionit më ta lavdishëm të klubeve në continent, përjetohet me më tepër emocione në Britani. Janë pikërisht 3 klube angleze dhe 2 skoceze, që klasifikohen në 5 nga 10 vendet e para.

Kryeson Liverpooli. Një 90 minutësh i Champions League në “Anfield”, përjetohet si askund tjetër. Jo më kot, shtëpia e gjigantëve të Merseyside, nga lojtarë, apo ish-lojtarë të ndryshëm të futbollit, konsiderohet si një terren mjaft i egër për të marrë rezultat pozitiv përballë furisë së kuqe.

Në vend të dytë renditet Barcelona. Edhe “Camp Nou” klasifikohet gjithashtu si një stadium me një tifozëri mjaft të zhurshme. Në vend të 3-të ndjekin finalistët e këtij sezoni, Manchester City, ndjekur nga Celtic, Real Madrid dhe Rangers.

Nuk mund të mungonte në 10-tëshen e parë, Borussia Dortmund. Muri i Verdhë është i njohur për spektaklin e jashtëzakonshëm që dhuron në “Signal Iduna Park”. Chelsea renditet në vendin e 8-të, ndjekur nga Galatasaray në të 9-tin dhe Juventusi që mbyll tabelën e 10 vendeve të para.

Pjesë e kësaj liste nuk është finalisti tjetër i Champions League, Interi, së bashku me rivalin historik të qytetit, Milanin.