Njihuni me miliarderët më të rinj në botë

Sport

 

166515Në listën e mëposhtme janë paraqitur miliarderët më të rinj, kryesisht individëve nën moshën 35-vjeçare, me rreth 34 miliardë dollarë. Pjesë e listës është miliarderi i rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg, 30 vjeç.

166515Evan Spiegel, 24 vjeç me një pasuri rreth 1.5 miliardë dollarë. Bashkë-themelues i Snapchat, një aplikacion i foto-mesazheve, që hodhi poshtë ofertën prej 3 miliardë dollarësh nga Facebook në vitin 2013, dhe tani drejton një kompani me vlerë përafërsisht 10 miliardë $.

166515Bobby Murphy, 25 vjeç mne një pasuri rreth 1.5 miliardë dollarë. Murphy është shefi i zyrës së teknologjisë dhe bashkë-themelues i aplikacionit Snapchat.

166515Albert von Thurn und Taxis, 31 vjeç, me një pasuri prej 1.5 miliardë dollarë. Ai i ka trashëguar miliardat e tij në ditëlindjen e 18-të në vitin 2001. Pasuritë e tij përfshijnë artin, lëndën e drurit dhe pasuri të patundshme. Ai është beqar dhe e kalon kohën e tij me gara makinash.

166515Marie Besnier-Beauvalot, 33 vjeç pasuria e saj është 2.7 miliardë dollarë. Ajo ka trashëguar së bashku me motrat dhe vëllezërit e saj një kompani të madhe bulmeti, të cilën së bashku e zotërojnë 100 %.

166515Elizabeth Holmes, 30 vjeç me një pasuri prej 4.5 miliardë dollarë. Kjo është një femër që e ka fituar vetë pasurinë e saj, dhe sapo është futur në listën e Forbes. Holmes themeloi një kompani për testimin e gjakut, Theranos, në vitin 2003.

166515Eduardo Saverin, 32 vjeç pasuria e tij është 4.9 miliardë dollarë. Saverin vjen nga një familje e pasur. Saverin paditi Zuckerberg-un pasi ishte bashkë-themeluesi i rrjetit social dhe nuk mori merita për të. Ai është ende pjesë e Facebook dhe investitor për kompani të tjera.

166515Yang Huiyan, 33 vjeç zotëron rreth 4. 9 miliardë dollarë. Babai i Huiyan, krijoi një kompani të madhe kineze të zhvillimit të pasurive të patundshme, Country Garden Group. Ai ia transferoi aksionet bijës së tij, dhe ajo është tani në krye të strategjive të zhvillimit të firmës.

166515Scott Duncan, 32 vjeç me një pasuri prej 6.2 miliardë dollarë. Duncan i trashëgoi paratë nga babai i tij, Dan Duncan, i cili drejtonte kompaninë e rrjetit të energjisë nterprise Products. Ai është famija i katërt dhe vitin e shkuar kompania e tij u rrit me 1 miliard dollarë.

166515Dustin Moskovitz, 30 vjeç pasuri e tij është 8.1 miliardë. Ky është një tjetër i ri që i ka fituar miliardat nga popullariteti i Facebook-ut. Ai ka punuar me herët me Zuckerberg.