Hapen dyert e Serisë A edhe për Kastriot Dermaku, i cili më në fund zgjedhjen e tij. Mbrojtësi i Konbëtares shqiptare do të luajë me skuadrën e Parmës për të paktën 4 vitet e ardhshëm. Ai ishte lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Cosenza në Serinë B italiane dhe mes shumë ofertave që i kishin ardhur, ka zgjedhur atë të Parmës. Sipas asaj që ka bërë të ditur SKY SPORT ITALIA, Dermaku ka nënshkruar kontratë deri në 2023-shin me verdheblutë emilianë. Ndërkohë që mësohet se nuk do të jepet në huazim diku tjetër, por do të mbetet në dispozicion të trajnerit Roberto D’Aversa që ka shumë besim tek ai. E madje pritet të jetë bashkë me shokët e rinj të skuadrës që në nisjen e përgatitjeve verore gjatë këtyre ditëve.
Lojtari i datëlindjes 1992, gjatë 2 sezoneve me fanelësn e kalabrezëve, zhvilloi një kampionat poztiv në Serinë C dhe siguroi gjithashtu ngjitjen një kategori më lart. Ndërkohë që gjatë sezonit të fundit ka luajtur 32 ndeshje me Cosenzan, duke shënuar edhe 1 gol. Ndërsa tani i vjen shansi i madh për të treguar veten në një vitrinë si Seria A. Në të vërtetë, ishte pjesë e Empolit mes verës së vitit 2015 dhe janarit 2016, por pa pasur kurrë mundësinë të zbresë në fushë.
Tani, Dermaku bëhet përforcimi i parë për Parmën e re. Ndërsa do të jetë mbrojtësi i dytë me prejardhje shqiptare që zbarkon brenda pak ditësh në kategorinë më të lartë të futbollit italian, pas Amir Rrahmanit që firmosi për Hellas Veronën.