Ndërsa futbollistët shqiptarë po bëjnë krenarë të gjithë bashkatdhetarët këtë Botëror, një sportiste shënoi një tjetër arritje.Atletja shqiptare Luiza Gega triumfoi në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Gega arriti të dilte e para në garën 3000 metra me pengesa duke fituar medaljen e artë. Atletja shqiptare nuk ka patur konkurrencë thuajse gjatë gjithë garës të përfunduar për 9:27.76 minuta.