Ashtu sikurse një vit më parë, Bernardo Silva nuk ka ndryshuar mendje. Portugezi dëshiron largimin nga Manchester City, atje, ku fillimisht u transferua në 2017-tën dhe ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2025-tës.
Megjithatë, 28 vjeçari mendon se duhet të provojë një tjetër aventurë në karrierë. Mediat e huaja bëjnë me dije, se lojtari në fjalë, e ka njoftuar Cityn se preferon të largohet nga Etihad.
Një vit më parë, City ia doli që ta bindte mesfushorin me tipare sulmuese të mos largohej dhe në fakt, edicioni që pasoi, rezultoi historik, pasi klubi blu i Manchesterit, fitoi tripletën e famshme, kampionat, Champions League dhe Kupë, kompeticione këto, ku padyshim që Silva ishte protagonist absolut, duke kotribuar me 7 gola, e 8 asiste.
Sidoqoftë, këtë herë, duket shumë e vështirë që Silva të bindet për të qëndruar në radhët e kampionëve të Europës. Nisur nga raportimet, portugezi mund të transferohet në Francë, në klubin e PSG, pasi konsiderohet si lojtari më i mirë i mundshëm që mund të mbulojë hapësirën e lënë bosh nga largimi i Lionel Messit.
Interes për futbollistin në fjalë ka shfaqur edhe Barcelona, madje që një vit më parë. Mirëpo, për shkak të pamundësisë financiare, katalanasit nuk kanë mundur të përparojnë dot në bisedime dhe të kompletonin transferimin e lojtarit.