Puna e mirë e Mikel Artetës në krye të Arsenalit, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme të kontinentit, por një prej tyre, është duke e parë situatë më nga afër. Fjala është për PSG. Fat ii Christophe Galtier në krye të klubit francez duket i vulosur. Në fund të sezonit, personazhi në fjalë do të shkarkohet nga detyra, një vit përpara mbylljes së kontratës. Misioni i tij ishte që këtë sezon të fitonte trofeun e Champions League. Diçka e tillë, jo vetëm që nuk ndodhi, por Parisi u eliminua nga kompeticioni, që në fazën e 1/8-tave.
Në kushte si këto, sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, drejtuesit e klubit parizien, kanë zgjedhur Mikel Artetën si pasuesin e Galtier në Parc des Princes. Se sa do të arrihet një gjë e tillë, kjo mbetet për t’u parë. Spanjolli, por përjeton një sezon ëndrrash në “Emirates”, teksa është duke e udhëhequr Arsenalin drejt titullit të parë kampion, titull që nuk fitohet thuajse prej dy dekadash.
Ofertat e mëparshme që kanë shkuar në drejtim të Artetas, ky i fundit i ka refuzuar, duke thënë se është i përqendruar vetëm tek Arsenali dhe nuk dëshiron të dëgjojë, apo të mendojë për asgjë tjetër. Parisi është një ambient që Arteta e njeh mirë, duke qenë se në fillim të viteve 2000, ka qenë i huazuar atje nga skuadra e Barcelonës për gjysmë sezoni. Përgjatë ditëve te ardhshme, priten të tjera zhvillime mbi çështjen në fjalë.