Një tjetër ish partnere e Ronaldos del në skenë! Ja varianti i saj…

Sport

irina ronaldo tr

Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes në javët e fundit rreth një skandali të mundshëm që po qarkullon në lidhje me një përdhunim që ai mendohet të ketë kryer në vitin 2009 në Las Vegas ndaj një gruaje. E pyetur në Radio Rai në lidhje me këto akuza, ish e dashura e yllit portugez Raffaella Fico, ka një tjetë rqëndrim duke e vlersuar maksimalisht 33-vjeçarin.

DD5PBRTXYAAQzwn

“Unë kam qenë e lidhur për 11 muaj me Cristiano Ronaldon, në kohën kur ai luante me Manchester United. Ato ishin 11 muaj dashurie. Ronaldo është një djalë i thjeshtë, dhe i qetë. Me mua ishte një zotëri i vërtetë”, u shpreh Raffaella Fico. Portugezi ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura ndaj tij duke i cilësuar si lajme të rreme. Gjithashtu, Ronaldo ka zhvilluar dhe një takim “sekret” me avokatët e tij në Lisbonë për këtë çështje.