Një talent shqiptar, në radarin e klubeve të Serisë A

Sport

arber
Gjithmonë e më shumë lojtarë me prejardhje shqiptare janë duke tërhequr vëmendjen e klubeve të Serisë A. Më i fundit duket se është futbollisti I Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli. Mesfushori 23-vjeçar mund të vazhdojë karrierën e tij në Itali, pasi janë dy klube, Fiorentina dhe Napoli, që interesohen për të. Aktualisht, ai është pjesë e Heerenvenit në Eredivise në Holandë. Por falë paraqitjeve të bëra gjatë këtij sezoni në radhët e holandezeve, Zeneli ka përfunduar në radarët e këtyre klubeve të mëdha italiane.  Lajmi është raportuar nga mediat suedeze, që tregojnë konkretisht për interesimin e skuadrave nga Seria A për talentin e rritur në futbollin suedez.

zenel

Saktësisht, faqja “Boras Tidning” ka shkruar ndër të tjera se kontrata e Zenelit me Heerenven skadon në vitin 2019 dhe mesfushori i talentuar është duke u ndjekur me ngulm, si nga Fiorentina, ashtu edhe nga Napoli. Zeneli është një futbollist i datëlindjes 1995 dhe në këtë sezon ka shënuar 6 gola gjatë 23 ndeshjeve, në të cilat është aktivizuar me Heereneven. Lojtari është një produkt i skuadrës së Elfsborgut në Suedi, aty ku ka veshur edhe fanelën e ekipeve kombëtare të moshave. Teksa vendosi që të luajë më Kombëtaren e Kosovës në vitin 2016. Debutimin me fanelën e përfaqësueses kosovare e bëri në ndeshjen ndaj Kroacisë, më 6 tetor 2016. E tashmë, në sajë të cilësive të tij, ka tërhequr vëmendjen e dy prej klubeve më të rëndësishëm në Serinë A.