Një sulmues pranë largimit nga Juventusit, lojtari drejt Madridit

Sport

Juventusi nuk është duke menduar vetëm për përforcimin e skuadrës, por gjithashtu edhe për lojtarët që do të largohen. Sikurse përcillet nga mediat italiane përgjatë ditës së Mërkurë, do të jetë pikërisht Moise Kean ai që do të largohet nga organika e Zonjës së Vjetër. Sikurse bëhet me dije, Kean do të huazohet në skuadrën e Atletico Madrid, me klubin spanjoll që nga ana tjetër, nuk do të ketë mundësi ta blejë kartonin e futbollistit në fund të sezonit.

Por, së pasi, Los Rojiblancos duhet të largohjnë gjithashtu një sulmues nga ata që kanë në dispozicion. Angel Correa, ose Memphis Depay, njëri prej të dyve, do të paketojë valixhet përgjatë ditëve të ardhshme dhe do të largohet nga Estadio Metropolitano. Kushdo që të largohet, e ardhmja e tyre duket e rezervuar në Lindjen e Mesme, atje ku pritet të bëhen pjesë e një prej klubeve të ligës saudite të futbollit.

Me Atleticon, Kean, parashikohet të ketë më tepër minuta në dispozicion, diçka që tek Juventusi nuk po e fiton dot. Përgjatë këtij sezoni futbollistik, sulmuesi i qendrës është aktivizuar vetëm 12 ndeshje dhe ato i ka të gjitha në Serie A, ndërsa totali i minutave në tapetin e blertë është 472. Gola të shënuar, asnjë. Tema e huazimit të lojtarit në radhët e Atleticos duket e kryer, teksa me mjaft interes pritet se si do të shkojë aventurar e italianit në kampionatin spanjoll.