Një Real alarmues, ja statistika historike që regjistroi në Paris!

Sport

Një Real Madrid aq i shëmtuar sa në Paris, nuk ishte parë prej vitesh. Pas 12 fitoreve radhazi nëpër sfidat hapëse të Champions League-s, 13 herë kampionët Evropës e pësuan keq në “Parc De Princes”, duke lëshuar alarmin edhe në mediat spanjolle. Epike faqja e parë e “AS”, që ka dalë me titullin “Sin Alma”, “Pa shpirt”, natyrisht që i dedikohej të besuarve të Zidane. Disfata e regjistruar ndaj Paris SG është më e thella nën drejtimin e Zizou, sa i takon sfidave të Champions. “Këtu jemi të gjithë në të njëjtën varkë, nuk mund të kryëzoj askënd. Duhet të harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje dhe të përqendrohemi tek ajo e ardhshmja. Kur humbasim, faji është i të gjithëve”, është mjaftuar të thotë tekniku francez, në analizën e tij.


Reali ka vuajtur jo pak edhe sindromën-“Sergio Ramos”, pa të cilin në fushë vërehet se ka humbur 4 nga 5 ndeshejt e fundit në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube. Por një e dhënë më shqetësuese ka hyrë direkt në historinë e klubit madrilen. Për herë të pas 578 ndeshjeve dhe gati një dekade, “Los Blancos” nuk arritën të bëjnë qoftë edhe një gjuajtje në kuadratin e portës, sigurisht pa llogaritur dy golat e anuluar. Pati përpjekje nga ana e Bale dhe Benzema (9 gjuajtje jashtë, sipas statistikave të UEFA-s), por faktikisht një ish si Keylor Navas në portë, praktikisht nuk pati punë. Ky fakt nuk i ka pëlqyer as Zidane. “Vërtet është një ndjesi e cuditshme: me cilësinë e lojtarëve që kemi në dispozicion, në teori duhet të krijojmë më tepër raste. Por në realitet nuk ishim kurrë në ndeshje”, ka përfunduar tekniku, që duhet të marrë menjëherë masat për të ndryshuar gëjrat që në sfidën e vështirë të fundjavës në La Liga, kundër Sevijas.