Një provë gjenerale, para asaj që mund të jetë hera e duhur për debutimin e Armando Sadikut

Sport

Armando Sadiku

Sulmuesi elbasanas duket se e ka lënë prapa krahëve dëmtimin në gju dhe është gati të luajë si titullar me fanellën e Levantes në ndeshje zyrtare. Këtë e ka konfirmuar në një miqësore që klubi spanjoll organizoi në qendrën e vet stërvitore kundër ekipit rus të UFA. Sulmuesi shqiptar luajti titullar rreshtuar si titullar në radhët e skuadrës spanjolle, duke bërë një paraqitje të mirë për rreth një orë lojë që ishte në fushë në këtë test. Elbasanasi kombinoi mjaft mirë me shokët e skuadrës dhe një pasim i saktë i tij u kthye në gol nga Roxher, në minutën e 26-të e ndeshjes.
Elbasanasi mund të thuhet se është riaftësuar nga problemet me gjurin në javët e kaluara. Prova e kryer mund të thuhet se është kaluar me sukses. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të mjaftojë për të bindur trajnerin Muniz, si fillimi që ta përfshijë midis të grumbulluarve për ndeshjet zyrtare. E më pas, pse jo, të nisë ta aktivizojë gradualisht.