Mohamed Salah është padyshim kryefjala e këtij sezoni sportiv. Futbollisti i Liverpool, është pretendent për “Topin e Artë” dhe është një nga futbollistët më të vlerësuar gjatë këtij viti. Salah, është quajtur nga populli i tij, “Mbreti i Egjiptit”. Ky titull, nuk i është vënë egjiptianit vetëm prej faktit se është një futbollist tejet i zoti, por mbi të gjitha për humanitetin e tij. “Mbreti i Egjiptit” vetëm përpara pak kohësh, ka dhuruar mbi 600.000 $ një spitali në Egjipt. Ky donacion do të shërbejë për të blerë pajisje mjekësore, për pavionin e fëmijëve të sëmurë nga kanceri.
Ndërkohë që ai vazhdon stërvitjen, shtëpia e tij në Egjipt u vodh nga një hajdut. Babai i tij bëri denoncimin dhe brenda 2-3 ditësh, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë hajdutin. Por, ajo çka Salah bëri, i bëri të gjithë ta admironin akoma më tepër. Ai i kërkoi babait të tij të tërhqite denoncimin, madje i dha një shumë të majme hajdutit si dhe e ndihmoi të gjente një vend pune. “Dua që çdokush të ketë një shans për të përmirësuar vetveten,” është motoja e Salah.