Një lojtar largohet nga Juventusi pas dy sezonesh e gjysmë

Sport

Ka zgjatur vetëm 2  sezone e gjysmë aventura e Weston McKennie me Juventusin. Mesfushori është huazuar në skuadrën e Leeds United deri në fund të sezonit, me klubin anglez, që në brendësi të marrëveshjes, do shqyrtojë mundësinë për të blerë përfundimisht kartonin e amerikanit.

Përgjatë aventurës së tij në Torino me skuadrën bardhezi, 24 vjeçari nuk arriti dot asnjëherë që të ishte protagonist absolut. Forma e tij ishte vazhdimisht e luhatshme, por në këtë mes, një ndikim mjaft të madh patën edhe dëmtimet e herë pas hershme që e penalizuan lojtarin të mos jepte dot maksimumin e tij, sidomos nën urdhërat e trajnerit Massimiliano Allegri.

Me Zonjën e Vjetër, McKennie, luajti 96 ndeshje në të gjitha kompeticonet, duke shënuar 13 gola dhe 5 asist.

Sa I përket transferimit të tij në Premier League, mesfushori I qendrës është shprehur mjaft I lumtur që është bërë pjesë e një klubi si Leeds dhe po pret me padurim të japë më të mirën në fushën e lojës dhe të jetë sa ma tepër I dobishëm për skuadrën.