Një film i shkurtër i animuar që tregon historinë e kombëtares shqiptare që nga krijimi i saj dhe deri në daljen nga Europiani i 2016-s, është publikuar së fundmi.
Klipi është krijuar kompania kreative nga Tetova “Kubiks”. Ai zgjat 4 minuta dhe shfaq historikun e kombëtares që prej themelimit më 6 qershor 1930 e deri në kthimin e saj në Shqipëri pas eliminimit nga Kampionati Evropian Euro 2016.
Interesante është edhe pjesa e incidentit të Kombëtares në lojën me Serbinë, më 14 tetor, në vitin 2014. Ky klip është bërë në mbështetje të kombëtares shqiptare në Euro 2016 dhe për eliminatoret për Rusi 2018.