Janë të pakta rastet kur një regjisor më famë botërore që bën filma në holliwod të kërkojë që të bëjë film për jetën e një personazhi shqiptar. Por kjo ka ndodhur me boksierin e njohur Ismail Keta. Ish kampioni botës tha se ka një një ofertë nga një regjisor i holliwodit për të bërë një film për jetën e tij.
“Mua më kanë ardhur disa regjisorë, madje dhe një regjisor që ka luajtur filma në Hollywood. Kështu ne jemi në hapat për të zhvilluar një film për jetën time”- tha Keta.42 vjeçari është një nga sportistët më të famshëm shqiparë duke arritur të shpallet tre herë kampion bote në kik-boks, por mesa duket do ta shohim edhe në një profesion tjetër.