“Nisemi nga një situatë tepër e favorshme, falë fitores që kemi arritur në ndeshjen e luajtur javën e kaluar në Izrael. Sigurisht që ato dy golat të shënuar në transfertë janë tepër të rëndësishëm, sa i takon qëllimit tonë për t’u kualifikuar në grupet e Champions League-s. Megjithatë për mua më e rëndësishme është që, sidomos në takimet e fundit, mentaliteti ynë fitues ka bërë diferencën në mënyrë të vazhdueshme. Sonte nuk do të zbresim në fushë me qëllimin për të mbrojtur avantazhin e krijuar nga 90 minutat e para. Ne gjithmonë dëshirojmë të fitojmë, në të gjitha rrethanat. Prandaj do të kërkojmë suksesin edhe në këtë ndeshje, të cilën për më tepër e zhvillojmë në shtëpi. Fatkeqësisht nuk do të ketë tifozëë, por duhet të dimë të përfitojmë nga fakti që do të luajmë në stadiumin tonë”.
