Ka nisur me spektakël sprinti i fazës së Play-Off-ve në NBA. Në Konferencën e Perëndimit, Memphis Grizzlies është mposhtur në shtëpi nga Minnesota Timberëolves, me rezultatin 130-117.
Pavarësisht se e mbyllën të dytët në renditje sezonin e rregullt, Memphis u surprizuan nga një skuadër e vendit të 7-të të klasifikimit, sikurse është Minnesota. Pas kësaj disfate, Grizzlies kanë mundësinë që të vendosin barazpeshën e serive në përballjen e radhës, që e luajnë sërish në shtëpi.
Më tej, nuk gabon Golden State Ëarriors, duke triumfuar në duelin e parë ndaj Denver Nuggets, me shifrat 123-107. Jordan Poole rezultoi basketbollisti që shënoi më tepër pikë në tabelë. Në 30 minuta e 6 sekonda në parket, Poole ia doli të realizonte 30 pikë për Ëarriors, duke lënë pas rivalë si Jokiç dhe Barton me nga 25 dhe 24 pikë.
Ndërkohë, nuk ka surpriza në përballjen tjetër, mes Phoneix Suns dhe Neë Orleans Pelicans. Suns, konsiderohen favoritë në këtë çift dhe në fakt raundi I parë e vërtetoi diçka të tillë. Të udhëhequr nga Chris Paul dhe Devin Booker, udhëheqësit e Konferencës së Perëndimit triumfuan 110-99.
Më tej, me këmbën e mbarë e ka nisur edhe Utah Jazz këtë fazë play-off-esh, duke mposhtur në duelin e parë skuadrën e Dallas Mavericks me shifrat 99-93, në shtëpinë e këtyre të fundit. Jazz, edhe pse u renditën të 5-tët në tabelë sa I përket sezonit të rregullt, një vend më poshtë sesa Dallas, në përplasjen e parë, korrën një sukses tepër të rëndësishëm. Të besuarit e Quin Snyder kanë mundësi që ta dyfishojnë avantazhin, sepse ndeshjen e radhës e luajnë në shtëpinë e tyre. Këto ishin vetëm duelet e para nga 7-të seritë e mundshme që mund të zhvillohen ndërmjet secilit prej 4 çifteve të konferencës së Perëndimit.