Nis Bundesliga, me minimumin e shqiptarëve gjatë viteve të fundit

Sport

bundesliga

Edicioni numër 56 i Bundesligës gjermane starton këtë fundjavë me vetëm dy shqiptarë nëpër skuadrat pjesëmarrëse, cka përbën ndoshta numrin më të vogël të regjistruar ndonjëherë të paktën gjatë viteve të fundit. Amir Abrashi është lojtari i vetëm nga Kombëtarja shqiptare. Mesfushori që luan në radhët e Freiburgut, nis sezonin e tij të katërt me këtë skuadër. Megjithëse të paktën në këtë javë të parë – që skuadra e tij e luan të shtunën në shtëpi me Eintrahtin – do të mungojë për shkak të dëmtimit që e ka lënë jashtë për disa muaj. Ai gjithsesi po vijon riaftësimin në mënyrën e duhur dhe brenda shtatorit duhet të jetë i gatshëm për Freiburgun. Ndërsa duket e vështirë që të thirret në Kombëtaren shqiptare, përsa kohë nuk do të ketë minuta në këmbë.

bslg
Shqiptari tjetër i Bundesligës por që luan me Kosovën është Milot Rashica, i cili kaluar në janar nga Viteshe te Verder Bremeni dhe që nis sezonin e parë nga fillimi me klubin gjerman. Në Bremen presin shumë prej tij, gjë që e ka lënë të kuptohet edhe trajneri Floran Kohfeldt, sipas të cilit Rashica ka pikët e tij të forta dhe madje e ka krahasuar kosovarin me një “pistoletë vdekjeprurëse”. Nuk përjashtohet që 22-vjeçari që ka luajtur edhe me Kombëtaren shqiptare, të jetë titullar që të shtunën kundër Hanoverit, megjithëse ka shumë konkurencë. Gjithsesi e sigurtë është se ai do të jetë pjesë e 18-shes, të gatshëm për të kaluar pengesën e parë që e pret Verderin në këtë kampionat gjerman.