Niko Kovac mendon ribashkimin tek Bayern me Luka Jovic !

Sport

Niko Kovac është i vendosur për të bërë ndryshime të mëdha tek Bayern Muncih gjatë merkatos së ardhshme verore, pasi me Franck Ribery e Arjen Robben që do të largohem, hapësirat në sulm do të jenë të mëdha. Për këtë arsye, ‘Bild’ thotë se tekniku kroat po mendon të ribashkohet me talentin serb Luka Jovic, të cilin ai e ka drejtuar tek skuadra e Frankfurtit. Gazeta e mirënjohur gjermane shkon edhe më tej duke zbuluar se tranferimi i 21-vjeçarit është kërkuar si një dëshirë personale nga vetë Kovac, që mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të Jovic. Megjithatë për të nënshkruar me sulmuesin e Frankfurtit, Bayern thuhet se duhet të bëjë një ofertë mbi 40 milionë euro, si e vetmja mënyrë për të mposhtur skuadrat e tjera të mëdha të interesuara për kartonin e Jovic.

270225

Barcelona është një nga skuadrat e para që ka kërkuar informacion rreth lojtarit, që e sheh si zëvendësues të Luis Suarez. Ndërkohë Frankfurit nga ana tjetër nuk ka shumë vendimmarrje, pasi Jovic luan si i huazuar nga skuadra e Benficas. Blerja përfundimtare e kartonit të 21-vjeçarit nga ana e Eintracht Frankfurt mbetet një mision thuajse i pamundur, ndërsa drejtuesit e Benficas fillimisht patën menduar që ta rikthejnë në ekip talentin serb për të luajtur të paktën për një vit me ekip luzitan. Mirëpo duke parë interesin e lartë të skuadrave si Barcelona e Bayern, Luka Jovic me gjasa do të jetë një nga goditjet më të rëndësishme në Europë në merkaton e ardhshme verore.