Niko Kovac, trajneri i Monaco:
“Shakhtari është një kundërshtar fantastik. Është tamam testi që na nevojitet. I kemi ndjekur ndeshjet e sezonit të kaluar, ato të cilat ata i fituan ndaj Real Madrid. Nuk ishin një rastësi. Mënyra se si ata zbresin në fushë është vërtet mbresëlënëse. Edhe pse vihen përballë skuadrave me emër më të madh në këtë kompeticion, gjithmonë kanë ditur të dalin me kokën lart. Nga kjo, Shakhtari ka fituar vërtet shuëm eksperiencë. Në përbërje kanë shumë lojtarë të talentuar brazilianë, një trajner italian si De Zerbi, që është një takticien i shkëlqyer dhe kanë një lojë shumë të bukur. Ata shohin gjithmonë drejt sulmit dhe luajnë me ritëm të shpejtë. Kjo do të na japë mundësi që edhe ne të provojmë të krijojmë rastet tona. Mendoj se do të jetë një spektakël i bukur. Është e qartë që ata vijnë si favoritë. Ne i ndjejmë këto sfida si të jenë finale, prandaj fizikisht, mendërisht dhe taktikisht, jemi përgatitur për të luajtur në më të mirën tonë.”
Aurélien Tchouaméni, mesfushor i Monaco:
“Është momenti të tregojmë vlerat tona e të bëjmë hapin final drejt një objektivi shumë të rëndësishëm. Këto janë ndeshjet që të gjithë ne kemi ëndërruar të luajmë. Kemi shumë dëshirë për ta vazhduar rrugëtimin tonë në këtë kompeticion sa më gjatë, por Shakhtari nuk është një kundërshtar i lehtë. Mendoj se na pret një sfidë mjaft e lodhshme e që mund të vendoset nga detajet. Besoj se shokët e mi të skuadrës dhe tek trajneri ynë. I kemi të gjitha mundësitë për të bërë paraqitje të mëdha në këto dy takime dhe sot do të përpiqemi të marrim maksimumin.”