Nicolo Zaniolo mund të rikthehet në Kombëtare, ndaj lojtarit s’ka dosje të hapur

Sport

Nicolo Zaniolo mund të rikthehet sërish në kombëtaren italiane. Tre javë më parë, ndaj lojtarit në fjalë nisi një investigim, për aktivitet në platforma të paligjshme të basteve online. Mirëpo, sikurse raportojnë mediat përtej detit, për Zaniolon nuk ka dosje të hapur nga prokuroria për shkelje penale. Kjo do të thotë se gjithçka mund të zgjidhet me një gjobë dhe si pasojë, futbollisti mund të rikthehet sërish në Kombëtare, ndryshe nga Sandro Tonali, apo edhe Nicolo Fagioli, të cilët u pezulluan konkretisht me nga 10 dhe 7 muaj pezullim.

Sakaq, gjatë kësaj kohe, ish-lojtari i Romës ka luajtur rregullisht me Aston Villa, atje ku  transferua në verën që lamë pas, pas eksperiencës së kaluar me Galatasaray për një gjysmë sezoni. Në villa Park, mesfushori me tipare sulmuese është i huazuar deri në verën e 2024-tës, por klubi anglez e ka detyrim në kontratë, që në përfundim të sezonit të blejë kartonin e lojtarit në fjalë, për vlerën e më shumë se 15 milionë eurove.

Italiani është aktivizuar 8 ndeshje në kampionatin anglez nën urdhërat e Unai Emery, por nuk ka mundur ende të lërë gjurmë, teksa nuk ka shënuar dot asnjë gol.