Ngec rinovimi i kontratës së Neuer, portieri mund të largohet nga Bayern Munich

Sport

Tek Bayern Munich, së fundmi ka një çështje që ende nuk po arrin të marrë udhë. Bëhet fjalër për portierin Manuel Neuer. Kapitenit, në edicionin e ardhshëm, i skadon kontrata me bavarezët, ndërsa 34 vjeçari kërkon që të rinovojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Mirëpo, palët nuk po arrijë të gjejnë gjuhën e përbashkët, sepse 34 vjeçari kërkon një nënshkrim prej 5 sezonesh, ndërsa diçka e tillë duket se nuk i ka pëlqyer drejtuesve të klubit. i këtij mendimi është edhe Lautar Matthaus, legjenda e Bayern, i cili është shprehur që Neuer po kërkon diçka që në moshën e tij, asnjë klub në botë nuk do ta pranonte. Më tej, Mattaus shton se në edicionin e ardhshëm, Neuer mund të luajë për një tjetër skuadër,  duke u larguar nga kampionët e Gjermanisë. “Neuer dhe kontrata e tij 5 vjeçare? 5 vite janë shumë. Të insistossh për një nënshkrim të tillë në këtë moshë, sigurisht që është e tepërt, pasi asnjë klub në botë nuk do e pranonte diçka të tillë. Gjithsesi, nëse ai vazhdon me këtë këmbëngulje, mendoj se Neuer në edicionin e ri futbollistik nuk do të luajë për Bayernin”, ka mbyllur legjenda bavareze. Në rast se diçka e tillë ka për të ndodhur, klubi ka gjetur menjëherë pasardhësin e tij dhe ai është Marc Andre Ter Stegen, “gardianin” e Barcelonës, i cili gjithashtu është në diskutime për rinovim të kontratës me klubin katalanas, por e zeza mbi të bardhë ende nuk është hedhur. Vetëm në vijim do të mësojmë përfundimisht të ardhmen e Neuer dhe Ter Stegen.