Nga më të kërkuarit në merkato, Van de Beek i përgjigjet Real Madridit

Sport

Donny Van de Beek që nga vera e shkuar ka qenë në qendër të merkatos dhe nga raportimet e mediave, dukej se kishte një marrëveshje paraprake mes tij dhe Real Madridit. Mirëpo, diçka të tillë e ka konfirmuar vetë lojtari në një prononcim të dhënë. Mesfushori ka theksuar se ai ende nuk i ka dhënë një ‘po’ askujt. Për të, është shumë e rëndësishme që kur të shkojë tek klubi i ardhshëm, të ketë një admirim edhe për stilin e lojës.

“Ende nuk kam filluar të flas spanjisht. Unë akoma nuk i kam thënë askujt ‘po’. Është gjithçka e hapur. Tek Ajaksi ndihem mirë. Këtu më duan, dhe i dua gjithashtu. Pritshmëritë e mia në një klub duhet të jenë pozitive, jo vetëm për faktin që një klub mund të kërkojë të firmosë me mua, por edhe për faktin se unë duhet të ndihem komod me stilin e lojës së tyre”, ka mbyllur hollandezi.

Në merkaton e verës do të mësojmë më tepër mbi të ardhmen e Van de Beek, nëse do mbetet tek Ajaksi, apo do e shohim të veshur me një tjetër fanellë.