Nga Icardi te Pedro, cilat janë të rejat e merkatos

Sport

icardi

Në një kohë kur duket pranë ardhja e Hazard për 190 milionë euro, Reali i Madridi po kërkon edhe Mauro Icardin. Nga Spanja vjen lajmi se  argjentinasi është prioriteti i Real Madridit për merkaton e verës, me sulmuesin e Interit që flitej se kishte negociata me klubin madrilan në afatin kalimtar të dimrit. Arsyeja kryesore pse Reali e dëshiron yllin e Interit është se Icardi është ‘vrastar para portës’, gjë që e ka treguar në sezonet e fundit në Serisë A. Klauzola që duhet të paguajnë madrilenët për Icardit është 110 milionë euro. Mbetet të shihet nëse Reali do të jetë i gatshëm të bëjë këtë sakrificë, në një kohë kur rrezikon të humbasë edhe Benzema, i cili thuhet se mund të shkojë te Napoli i Ancelotit. Tekniku italian kërkon edhe mesfushori kilian, Arturo Vidal, aventura bavareze e të cilit po shkon drejt fundit.Lojtari i përfaqësueses së Kilit nuk preferohet nga trajneri i ri i Bayernit, Niko Kovac, i cili ka dhënë miratimin për shitjen e tij gjatë kësaj periudhe merkatoje. Nga ana tjetër, edhe drejtuesit e Bayernit duket se duan ta shesin këtë vit, për të mos e humbur me parametra zero sezonin tjetër. Kështu, për mesfushorin 31-vjeçar ka adhurues të shumtë në Itali, ku Napoli i Carlo Ancelottit duket në krye të listës së favoritëve për të marrë shërbimet e tij, përderisa ka punuar me të gjatë kohës kur drejtonte bavarezët.

pedro
Duke mbetur te Bajern, Benjamin Pavard ka rënë dakord të bashkohet me kampionët e Gjermanisë, prej vitit 2019. Sic raportojnë mediat gjermane, francezi ka një klauzolë lirimi prej 35 milionë euro e cila do të bëhet e vlefshme vetëm pas një viti. Por Bajern dhe Stuttgarti, po diskutojnë një transferim të mundshëm që këtë verë, me klubin aktual të mbrojtësit francez, që do të marrë një tarifë më të madhe për largimin e menjëhershëm të Pavard. Ndërkaq, Pedro Rodriguez mund të jetë zëvendësuesi i Felipe Andersonit te Lacio. Sipas romanes “La Repubblica”, spanjolli është emri më i fundit që klubi bardhekaltër po merr në shqyrtim. Ish-lojtari i Barcelonës duket se nuk e sheh vetën në formacionin startues te londinezët, dhe i ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë me klubin anglez. Chelsea mund ta pranojë ndonjë ofertë prej 25 milionë eurosh për anësorin e sulmit.