Nga fusha në studio: Müller nis tranzicionin pa mbyllur kapitullin Bayern

Sport

Thomas Müller po vazhdon të shmangë mendimet për një rikthim të mundshëm te Bayern në rolin e një zyrtari apo trajneri, megjithatë deklaratat e tij të fundit lënë të hapura të gjitha mundësitë. Një fillim sezoni ëndrrash me 6 fitore, 7 gola dhe 4 asist, e bën më të lehtë për të folur lirshëm për çdo temë.

Anëtari i bordit mbikëqyrës të Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, deklaroi së fundmi se është “dëshira e tifozëve dhe e klubit” që ish-lojtarët të marrin role udhëheqëse te Bayern Munich. Sipas tij, Müller mund të zgjerojë horizontet e tij në Kanada dhe të përgatitet për një detyrë të ardhshme në klub.

Paralelisht me karrierën e tij aktive, ai do të punojë si ekspert televiziv për Kupën e Botës verën e ardhshme. Edhe Rummenigge vetë, pas përfundimit të karrierës si futbollist, e nisi si analist televiziv përpara se të kthehej te Bayern si z/president.

Lidhja e Müllerit me Mynihun mbetet e fortë, siç theksoi vetë lojtari që zhvilloi 503 ndeshje në Bundesliga, i cili fundjavën e kaluar humbi rekordin për më shumë fitore në kampionat ndaj Manuel Neuerit.