Kansas City Chiefs janë kampionët e NFL për vitin 2023. Skuadra e trajnerit Andy Reid mposhti në finalen e ‘Super Bowl’ Philadelphia Eagles, me rezultatin e ngushtë 38-35. Triumfi madhështor i Chiefs do të sigurohej vetëm në sekondat e fundit, kur Harrison Butker ekzekutoi saktë nga një distancë prej thuajse 25 metrash. Loja ishte e barabartë dhe perioda e parë u mbyll me nga një ‘touchdoën’ për secilën skuadër. Në periodën e dytë, ata të Eagles morën një avantazh prej 10 pikësh, që u ngushtua deri në 6 pikë deri në nisjen e periodës së katërt. Në atë momente, eksperienca e Patrick Mahomes bëri diferencën. Qendërmbrojtësi i Chiefs bëri një tjetër performancë të madhe, duke ia dalë të fitojë titulin e ‘Super Bowl’ për herë të dytë në karrierë. Diçka të tillë në historinë e NFL e kanë arritur vetëm 12 lojtarë të tjerë, ndërkohë që nuk kishte dyshime se Mahomes ishte edhe ‘MVP’ i finales. Ndeshje të madhe për Kansas bëri edhe 22-vjeçari Nick Bolton, i cili jo vetëm që ia doli të siguronte një ‘touchdown’ në lojë e sipër, pa një rikuperimi të rëndësishëm të topit, por ishte vendimtar edhe në fazën mbrojtëse, ku ndali në disa momente përparimin e lojtarëve të Eagles. Në radhët e ekipi nga Philadelphia, Jalen Hurts ra sy me paraqitjen e tij. Qendërmbrojtësi vendosi një rekord me 4 aksione të sukseshme të vulosura nga vetë ai, 3 prej të cilave ‘touchdown’ i pastër. Asnjë lojtar tjetër në rolin e tij, nuk ka shënuar kaq shumë në një finale të ‘Super Bowl’. Gjithësesi, kjo nuk e ndihmoi skuadrën e Eagles të mbërrinte tek fitorja, me Patick Mahomes që shkruan historinë dhe është sërish në ‘majën e Olimpit’.