Neymar pranon kritikat e botërorit, thotë se do të ndryshojë

Sport

neymar
Neymar është padyshim fytyra kryesore e dështimit të Brazil në botëror. Ylli i “Selecao”-s, ishte objekt i kritikave për simulimet dhe sjelljen e tij në fushë. Për këtë çështje, vetë Neymar ende nuk kishte dhënë asnjë deklaratë, por duket se braziliani ka bërë një auto-kritikë dhe është gati të ndryshojë. Në një intervistë në kuadër të një sporti publicitar, Neymar pranon se e ka ekzagjëruar me rrëzimet e tij dhe se është gati të ndryshojë.

neymar kritika
“Ju mund të mendoni se unë e teproj, dhe ndonjëherë e bëj. Por e vërteta është se unë vuaj në fushë. Nuk e keni idenë se çfarë kaloj unë aty. Kur largohem pa folur për shtypin, nuk është se dua vetëm të fitoj, por nuk jam mësuar t’ju zhgënjej. Edhe kur dukem i pasjellshëm, nuk është se jam një fëmijë tekanjoz, por ndodh sepse nuk kam mësuar si të merrem me zhgënjimet e mia,” tha fillimisht Neymar, që duket se është gati të ndryshojë.

neymar braz
“Mu desh kohë për të pranuar kritikat. Kam marrë kohë për të parë veten në pasqyrë dhe të bëhem një tjetër person. Unë u rrëzova, por vetëm ata që bien mund të ngrihen”, shprehet lojtari i PSG. Edhe gjatë kësaj merkatoje, Neymar mbetet ndër emrat më të përfolur, të lidhur kryesisht me Real Madrid, por vetë ai konfirmon qëndrimin tek PSG, ku synon të fitojë “Champions League”.