Neymar ka festuar 27-vjetorin e tij të lindjes në Paris. Miqtë e tij kishin organizuar një festë të madhe ku kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit. Ai gjatë fjalimit të tij ka shprehur edhe dëshirën e cila i ka emocionuar të gjith. Kjo sepse Neymar është përlotur kur tha se dëshira e tij më e madhe është një Kavilje e re.
Ajo që doja për ditëlindje ishte një kavilje e re. Kështu do të mund të isha në fushë duke bërë atë që dua më së shumti, të luaja futboll.” Ylli i Parsi Saint- Germain dëmtoi këmbën gjatë ndeshjes kundër Strasbourg në raundin e 16-të të Coupe de Francë me 23 Janar. Pas ekzaminimeve nga mjekë profesionist, klubi konfirmoi se atij i duhet të qëndrojë të paktën 10-javë jashtë fushës së blertë. Ai ishte me paterica në festën e tij dhe gjatë mbrëmjes u pa edhe në një karrige me rrota.