Neymar pendohet për zgjedhjen e tij: Dëshiron rikthim te Barcelona!

Sport

neymar psg

Neymar kërkon rikthimin te Barcelona, kështu të paktën pretendon Mundo Deportivo. Në një raportim të së enjtes gazeta e njohur spanjolle ka përshkruar gjendjen që po kalon braziliani në Francë, ku sipas saj ai është penduar për zgjedhjen që ka bërë dhe do të dëshironte shumë të rikthehej në Spanjë. Theksi kryesor i kësaj situate që ka 26-vjecari është te niveli i ulët i konkurrencës që ka kampionati francez dhe se përgjithësisht ai e ka humbur motivimin për të qenë i suksesshëm në Ligue 1. Nga grupi i PSG, për Neymarin vecanti bën vetëm Kilyan Mbappe, të tjerët as që i afrohen skuadrës që kishte te Barcelona.

neymar1

Kështu raportimi i radhës i kryer nga Mundo Deportivo i shtohet një serie raportimesh të tjera të muajve të kaluar ku thuhej se Neymar mund edhe të largohej nga Parisi. Ndryshe nga raportimet e tjera, ky i radhës thotë se nga drejtuesit e klubit francez ka dakordësi për largimin e tij, por vetëm nëse klubet e interesuara mund të paguajnë 220 milionë euro. Braziliani është spekuluar fort për një kalim te Reali i Madridit, madje kjo gjë u tha fillë sapo ai shkeli në Paris. Tashmë që madrilenët nuk kanë as Ronaldon, oreksi për një yll të kalibrit Neymar është më i madh, por kostoja ekonomike duket e jashtëzakonshme. Gjithsesi edhe pse e ka pranuar se do të donte të luante edhe për Realin e Madridit, Barcelona është qyteti që i dha Neymarit sukseset e para në Evropë dhe me dyshen Messi-Suarez tashmë 30 dhe 31-vjeç, e ardhmja mund të flasë vetëm për të në Camp Nou.