Neymar nxirret në shitje nga PSG, ja sa kushton kartoni i lojtarit

Sport

PSG mund të zbrazet në merkaton e verës. Përveç Kylian Mbappe, i cili pritet të largohet me parametra nga Parc des Princes, një tjetër yll mund të divorcohet me kampionët e rinj të Ligue 1.

Fjala është për Neymar. Në vitin 2017-të, braziliani iu bashkua kryeqytetasve francezë me shumë bujë, aty ku shihej si elementi që do bënte diferencën dhe do ndihmonte skuadrën që të fitonte trofeun e lavdishëm, aq shumë të lakmuar, sikurse është Champions League.

Mirëpo, që prej atëherë, asgjë synimet e sipërpërmendura nuk ka ndodhur. Neymar, nuk mundi dot të kthehej në liderin e ekipit, tifozët parizienë vazhdimisht e kanë kritikuar atë për formën e dobët fizike. Në këto rrethana, ndonëse ka një kontratë deri në vitin 2025 me PSG, drejtuesit e klubit janë gati të pranojnë largimin e brazilianit, duke mos e konsideruar më 30 vjeçarin si pjesë e boshtit të skuadrës.

Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, Parisi kërkon 90 mln euro për kartonin e Neymar. Nëse në dyert e 10 herë kampionëve të Ligue 1 vjen një ofertë e tillë, atëherë francezët janë gati të nisin negociatat. Teksa ndodhemi rreth një muaj larg merkatos së verës, mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë me situatën e Neymar në Parc des Princes.

Që prej 2017-tës kur iu bashkua klubit francez, Neymar ka shënuar 98 gola në 141 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.